Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur edhe rreth serbëve të Kosovës duke thënë se ata janë viktimat në këtë proces,
“Më të thënë të drejtën pa kurfarë nevoje për viktimizim, po e konsiderojë që ne jemi viktimat më të mëdha të këtij procesi, sepse kemi mbetë si serbët e askujt, nuk jemi serbët e Beogradit, as të Prishtinës, por as serbët e Brukselit, më besoni ne jemi sikur një trekëndësh magjik ku asnjë prej institutcioneve nuk na dëshiron brenda vetës por që po flasin të gjithë në emrin tonë”, tha Rashiq në Info10
Ai shton se mbi të gjitha serbëve të Kosovës ju nevojitet një përfaqësim autentik.