sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministri Murati deklaron letra me vlerë të blera nga Netflix, Tesla e Volkswagen

    05/07/2021 13:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në janar të vitit të kaluar ka blerë letra me vlerë në platformën amerikane të filmave, serialeve dhe shfaqjeve televizive “Netflix”.

    Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për këtë vit, Murati ka shkruar se vlera e letrave të blera në “Netflix” kap shifrën e 8 mijë e 700 eurove.

    Murati ka deklaruar po ashtu se posedon letra me vlerë edhe nga tri kompani tjera të mëdha me renome ndërkombëtare si kompania prodhuese më e madhe e veturave në Gjermani, Volkswagen, nga kompania tjetër gjermane të shërbimeve financiare, Allianz SE, si dhe nga kompania e famshme amerikane për prodhimin e automjeteve elektrike, Tesla.

    Ai ka deklaruar se ka letra me vlerë prej 26,700 eurove nga Tesla, 4 mijë e 300 euro nga Allianz, si dhe 6 mijë e 300 euro nga Volkswagen.

    Por ai, sipas deklarimit të pasurisë, nuk ka arritur ta paguajë një kredi për blerjen e banesës me shitjen e aksioneve që i ka pasur.

    Ai ka deklaruar se e ka në emër të tij një banesë 41 metra katror në vlerë prej 38 mijë eurosh, si dhe një tokë që ka vlerësuar se kushton 23 mijë euro.

    Murati po ashtu ka deklaruar se e ka një veturë të blerë në vitin 2010, e që vlerësohet se kushton 3 mijë e 100 euro.

    Ministri ka deklaruar se mban mbi 9 mijë e 270 euro para të gatshme në dy banka të vendit.

    Artikuj të ngjashëm

    Reagon ministri Murati pasi MF nuk lejon komunat të falin tatimin: E kam thënë se këto do t’a përfshijmë në ligjin e ri

    Bajrami publikon dokumentin e Ministrisë: Komunat nuk kanë të drejtë të falin tatime

    Murati: Paga mesatare në sektorin publik, gati dyfish sa ajo në sektorin privat

    Të Fundit

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Pagat e ushtarakëve, a janë të mjaftueshme për mbrojtësit e shtetit?

    Kusari-Lila: Të gjithë duke kursyer nga pak në përditshmërinë tonë, bashkë bëjmë diferencën e madhe

    “Shkurtimi” i rrugës me emrin “Ibrahim Rugova” në Tiranë, ngjall reagime në Shqipëri

    Nxënësit do kenë 9 muaj mësim e vetëm një javë pushim, ankohet Këshilli i Prindërve

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.