Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj po vazhdon vizitat e tij në familjet e kategorive të dala nga lufta.
Ai sot zgjodhi vendlindjen e tij, ndërsa u prit nga familjarët e tij në kullën e Mehajve në Isniq.
Fidani ( djali i axhës së tij ), i cili si 16-vjeçar iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që tani është invalid i luftës ishte nikoqiri i tij.
Mehaj ka shkruar në Facebook se me përkushtimin e njejtë, do të vazhdojnë ndërtimin e Republikës së Kosovës.