Ministri Mehaj pret në vizitë humanistin Halil Kastrati: Do ta ketë mbështetjen time të pakursyer

Minstri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në vizitë humanisitin Halil Kastrati.

Mehaj ka thënë se e ka përgëzuar Kastratin për punën e palodhshme.

“Përkushtimi për t’i shërbyer vendit dhe popullit. Humanisit i madh Halil Kastrati më nderoi sot me vizitën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes. E përgëzova për punën e pa lodhshme që po bënë duke ndihmuar familjet në nevojë, veçmas invalidët, veteranët dhe ish ushtarët e UÇK-së”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mehaj po ashtu ka shtuar se e ka siguruar humanistin Kastrati për mbështetjen e tij në këtë rrugëtim.

“E sigurova se do ta ketë mbështetjen time të pa kursyer në këtë rrugëtim fisnik e të pastër, dhe do të jemi gjithnjë bashkë në synime të përbashkëta, kur është në pyetje shërbimi me nder e përgjegjësi për vendin e popullin tone”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Reklama