Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Ministri Latifi u jep “gajret” kosovarëve, thotë se duhen 5-10 vjet për ta përmirësuar shëndetësinë

    23/09/2022 15:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi ka folur për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë.

    Ai tha se gjendja emergjente e kësaj fushe në Kosovë ka qenë qe disa vite dhe do të vazhdoj të jetë.

    “Gjendja emergjente në shëndetësinë e Kosovës ka qenë qe disa vite dhe do të vazhdoj të jetë edhe për disa vjet, nëse cilido ekspert në botë e di një mënyrë për të zhvilluar mjekësinë brenda natës ose brenda disa muajve, i lutem të ma tregojë, e marrë me kënaqësi. Për këtë duhet infrastrukturë, duhet ndërtimi i kapaciteteve tona të cilën ne nuk mund ta bëjmë vetëm”, tha ai.

    Latifi u shpreh se mjeksia nuk bëhet brenda natës dhe as nuk pritet të bëhet në dy vitet e ardhshme.

    “Ata që më kritikojnë e kanë të drejtën e vet, për atë jemi në demokraci, mund të flasin çka të duan, por unë ju kisha lutur që të keni pak ma durim se mjekësia nuk bëhet brenda natës dhe s’do të bëhet as brenda këtij  viti e as brenda vitit të ardhshëm. Unë po flas brenda 5-10 viteve të ardhshme që t’i keni strukturat tona, me qenë pjesë e botës, deri atëherë na duhet të shkojmë jashtë, ose t’i marrim ata  jashtë të na ndihmojnë neve”, u shpreh tutje ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Rifat Latifi: Sistemi publik i kujdesit shëndetësor mbeti i pafinancuar vit pas viti

    Latifi: Dhashë dorëheqje për të punuar më shumë për Kosovën

    Latifi tregon pse dha dorëheqje, fton mjekët jashtë vendit të ndihmojnë në Kosovë

    Të Fundit

    “A më e rëndësishme është Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës”, Musliut iu ndërpritet fjala nga Dehari

    Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut

    S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

    Pas alarmit për bombë: Vazhdon tentimi i 42-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.