Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministri Latifi tregon se a bleu ilaçe sa ishte në QKUK, dhe pse e thirri mjekun nga shtëpia (VIDEO)

    24/06/2022 16:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Para pak javësh, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u operua nga zorra qorre.

    Lidhur me këtë, Latifi ka folur për gazetaren e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, për të cilën tha se përvoja e tij në spitalin shtetëror ka qenë e mrekullueshme.

    Ai poashtu tregoi se nuk ka qenë veç doktor Enver Fekaj ai i cili e ka operuar e për të cilin Klan Kosova pati merr vesh se ministri e ka telefonuar, por edhe katër kirurgë të tjerë që kanë qenë pjesë e ekipit.

    “Unë s’e kam ditur kush është mjek kujdestar, të vetmin telefon që e kam pasur afër, ka qenë telefoni i doktor Enverit dhe nuk është e vërtetë që vetëm doktor Enveri më ka operuar. Më kanë operuar edhe katër kirurgë të tjerë që kanë qenë në ekip i cili është udhëhequr prej doktor Enverit, përvoja ime ishte e mrekullueshme”, tha ministri.

    Uka e ka pyetur ministrin nëse ka blerë ilaçe, ashtu siç raportohet shpesh për mungesë ilaçesh në QKUK.

    Ministri tha se brenda spitalit nuk ka blerë, përveç terapisë ambulatore kur është liruar në shtëpi.

    “Ne mjekët nganjëherë harrojmë, bëhemi si mjeshtrit që vetëm shtëpinë e tyre nuk e kanë të rregulluar dhe ne duhet të kujdesemi pak më shumë për vete. Përvoja ime prej momentit kur kam hy në emergjencë si çdo pacient, e deri kur kam dalë nga salla e gjatë kujdesit intensiv për dy ditë e gjysmë, ka qenë i mrekullueshëm. S’kam blerë ilaçe në spital, por kur kam dalë, ato janë ambulatore që është dashtë me i marr”.

    Artikuj të ngjashëm

    Rifat Latifi: Sistemi publik i kujdesit shëndetësor mbeti i pafinancuar vit pas viti

    Latifi: Dhashë dorëheqje për të punuar më shumë për Kosovën

    Latifi tregon pse dha dorëheqje, fton mjekët jashtë vendit të ndihmojnë në Kosovë

    Të Fundit

    “Sot festojmë me Policinë”, në Gjilan shënohet 1 Qershori, Dita e Fëmijëve

    27 zyrtarë ende s’e kanë deklaruar pasurinë, Agjencia paralajmëron kallëzime penale

    Foda flet para dy ndeshjeve miqësore të Kosovës, kërkon fitore

    “A e kishe martu çikën ma përpara me një serb a me katolik”, aktorja me kritika të ashpëra

    Festa e tifozëve të PSG-së përfundon me tragjedi, dy të vdekur dhe 559 të arrestuar pas festimeve në Francë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.