Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministri Latifi tregon cili është prioriteti i tij

    03/08/2022 17:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka vizituar të martën Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” me të gjitha repartet, me ç’rast u prit nga drejtoresha e spitalit, Dr. Luljeta Zhubi dhe stafi menaxhues i këtij institucioni shëndetësor.

    Ministri Latifi theksoi se ka ardhur ta vizitojë spitalin e Mitrovicës në një kohë shumë të rëndësishme, gjersa shtoi se në vazhdën e planifikimeve për decentralizimin e sistemit shëndetësor të Kosovës, prioritet i tij është fuqizimi i spitaleve rajonale, dhe posaqërisht i spitalit të Mitrovicës.

    “Ky fuqizim do të bëhet përmes dhënies së autoritetit menaxhues, rritjes së kapaciteteve me kuadro mjekësore, ofrimit të shërbimeve cilësore si dhe zhvillimit dhe përmirësimit të infrastrukturës, gjersa me këtë rast Ministri Latifi ofroi përkrahjen e tij maksimale se këto objektiva do të arrihen përmes disa veprimeve direkte të Ministrisë së Shëndetësisë, por gjithashtu edhe përmes ndihmës dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

    “Nga ana e saj, Dr. Luljeta Zhubi, Drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, e falënderoi përzemërsisht ministrin Latifi, ku sipas saj, është hera e parë që një ministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka treguar një përkushtim kaq të madh gjatë vizitës në detaje dhe interesim për të gjitha nevojat e spitalit, dhe njëkohësisht është zotuar për të ndihmuar me të gjitha mundësitë që i ka Ministria e Shëndetësisë”.

    “Ajo shtoi se është e lumtur me mbështetjen që Ministri po ofron edhe në rastin e objektit të ri të Repartit Pediatrik, ku do të duhen investime serioze shtesë dhe planifikim i personelit për ta funksionalizuar objektin modern të ndërtuar para disa viteve”, mbaron njoftimi.

    Artikuj të ngjashëm

    Rifat Latifi: Sistemi publik i kujdesit shëndetësor mbeti i pafinancuar vit pas viti

    Latifi: Dhashë dorëheqje për të punuar më shumë për Kosovën

    Latifi tregon pse dha dorëheqje, fton mjekët jashtë vendit të ndihmojnë në Kosovë

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.