Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministri Latifi jep detaje për pajisjen me leje pune për profesionistët shëndetësor

    30/09/2022 18:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka folur në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë, për lirimin nga obligimet për paisjen me Leje Pune për profesionistët shëndetësor.

    Latifi ka thënë se këto obligime do të pezullohen për një afat 5 vjeçar, dhe vlejnë për profesionistët shëndetësor nga diaspora, e të cilët angazhohen me këresë të institucioneve të Kosovës, përkohësisht.

    “Ky udhëzim lehtëson procedurat dhe i kanë larguar profesionistë tanë që të kërkojnë licencë këtu. Këto trajnime do të jenë të planifikuara dhe do të ketë regjistër të veçantë. Bashkudhëtareve tanë kohëzgjatja do të jetë 5 vjeçare. Në çdo institucion shëndetësor do të jetë në një listë shumë e shkurtër. Janë paraparë lehtësime profesionistëve shëndetësor për qëllime humanitare për 30 ditë”, tha ai.

    “Ne kemi një pabarazi të mjekëve prej Prishtinës në krahasim me vendet tjera. Kemi shumë kirurg në Prishtinë e jo në spitale tjera. Ne nuk kemi të dhëna sepse shumica e mjekëve janë kthyer në spitale private. Nuk e di sa mjekë vijnë nga lugina e Preshevës dhe vende tjera. Ne jemi të interesuar të gjithë të kthehen në sistemin publik por ata është në rregull të vijnë edhe në atë privat”, tha tutje Latifi, teksa shtoi se prioritet e kanë edhe zhvillimin për përgatitjen e listës esenciale.

    “Buxheti për listën esenciale do të rritet edhe tash është rritur”, shtoi ministri.

    Artikuj të ngjashëm

    Rifat Latifi: Sistemi publik i kujdesit shëndetësor mbeti i pafinancuar vit pas viti

    Latifi: Dhashë dorëheqje për të punuar më shumë për Kosovën

    Latifi tregon pse dha dorëheqje, fton mjekët jashtë vendit të ndihmojnë në Kosovë

    Të Fundit

    Mefa, Lutës: Ani bre ani, hajde në koalicion!

    Zjarr i madh në Pejë, raportohet se është djegur një kamion

    Deputetët nuk hoqën dorë, përfituan mijëra euro për karburante gjatë vitit 2024

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.