MUNIWORLD 2022, në Izrael, ka bërë bashkë përfaqësues shtetëror, kryetar të komunave dhe anëtar të bizneseve të cilat operojnë në shumë vende të botës. Kështu ka bërë të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
“Gjatë kësaj konference, janë prezantuar një numër i madh i inovacioneve nga të cilat mund të përfitojnë Komunat tona, duke bashkëpunuar në transformimin digjital të nivelit lokal.
Procesi i binjakëzimit të Komunave të Kosovës dhe Komunave të Izraelit filloj sot me Komunën e Pejës e cila tashmë ka arritur shprehjen e interesit të mirë për binjakëzimit me Komunën e Netyanas, së shpejti edhe Komuna e Gjilanit do të binjakëzohet me Komunën e Modiin dhe Komuna e Mitrovicës me Komunën e Nahariya”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë i tij: