Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministri i Shëndetësisë përsëri udhëton për në ShBA, udhëtimi i tretë brenda pak muajsh

    05/05/2022 22:30
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, do të marr pjesë nesër në konferencën shkencore të 19-të vjetore Louis R.M. Del Guercio  në SHBA si Profesor vizitues i  Hulumtimeve shkencore, që organizohet në Kolegjin Mjekësor të Nju Jork, në Valhalla, një nga fakultetet  e mjekësisë më të vjetra në SHBA (1861), tash anëtar i Toro Univeristy, një nga Universitetet më të njohura në botë.

    Kjo vizitë është e treta me radhë brenda pesë muajve që zhvillon Latifi në ShBA e që po konsiderohet e tepërt nga njohësit e sektorit të Shëndetësisë në vend.

    Sipas njoftimit të lëshuar nga MSH, ministri Latifi do të bisedojë me lidershipin e Universitetit të Touro-s për bashkëpunim në fusha të ndryshme shkencore dhe mjekësore dhe të tjera.

    Gjatë qëndrimit në SHBA,  Ministri Latifi do te  vizitoj edhe  Spitalin Ushtarak Walter Reed, Qendrën e Simulimit të Armatës Amerikane në Uashington si dhe Universitetin e Arizonës, ku do të takohet me udhëheqësit e këtyre institucioneve, në kërkim të bashkëpunimit për implementim e qendrave të ekselencës, të parapara me programin e transformimit të shëndetësisë së Kosovës.

    Gjithashtu, ai do të takohet edhe me shumë mjekë e liderë të komunitetit shqiptar në SHBA për të diskutuar metodat më të mira të kthimit të trurit shkencor shqiptar në SHBA në Kosovë

    Artikuj të ngjashëm

    “Jemi kundër politikave pushtuese!”, SHBA me mesazh të qartë për Ballkanin dhe për liderët

    Shtëpia e Bardhë konfirmon planin e armëpushimit të paraqitur te Hamasi, pas miratimit të Izraelit

    SHBA po shqyrton 500% taksë për shtetet që blejnë energji nga Rusia

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.