Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministri italian, Tajani: Po punojmë për të ulur tensionin mes Kosovës dhe Serbisë

    22/11/2022 13:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani dhe ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto sot do të jenë për vizitë në Kosovë, ndërsa ambasada italiane në Kosovë shkruan se po punojnë për të lehtësuar siç thonë tensionet mes dy vendeve, edhe falë pranisë së kontingjentit ushtarak.

    Ministri Tajani në një postim në Twitter shkruan se Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkanin Perëndimor, ndërsa njofton se dy ministrat do ta vizitojnë edhe Beogradin.

    “…Po punojmë për të ulur tensionin mes dy vendeve, edhe falë pranisë së kontingjentit tonë ushtarak. Italia gjithashtu dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ai.

    Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka shtyrë zbatimin e vendimit për gjoba për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë targa ilegale.

    Shtyrja e zbatimit të vendimit ka ardhur pas kërkesës së ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.

    Postimi i plotë i tij:

    MJ @Antonio_Tajani:"Sot në mision të përbashkët me Min. e Mbroj. @GuidoCrosetto në Serbi e Kosovë. Po punojmë për të lehtësuar tensionet mes dy vendeve, edhe falë pranisë së kontingjentit tonë ushtarak. 🇮🇹 gjithashtu dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkanin Perëndimor." https://t.co/eIh1DfqCID

    — Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) November 22, 2022

    Artikuj të ngjashëm

    “Bota Serbe”, nuk është shushuritja e fundit e Serbisë neofashiste

    Kurti e akuzoi si spiun, Ristiqi krijon parti në Kosovë

    Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

    Të Fundit

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotimin e deputetëve opozitarë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.