Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministri i Kurtit feston duke i ngritur tre gishtat, dalin fotografitë nga ndeja

    11/06/2025 19:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një ndejë private në Shtërpcë, javën që shkoi, ku i pranishëm ishte edhe Nenad Rashiq, u manifestua me ngritjen e tre gishtave gjatë pozimit për fotografi. Veprimin me simbolin “problematik” serb e bëri edhe vetë Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë në detyrë Kurti II.

    Fotografinë e Ministrit në detyrë, Nanad Rashiq, ku ai shihet bashkë me një person tjetër duke i ngritur tre gishta.

    Fotoja në fjalë ishte publikuar në rrjetet sociale, por më pas “u zhduk”.

    Bazuar në fotografitë tjera të publikuara në Facebook, festa me mish e raki ku u shkrep edhe kjo me Rashiqin me tre gishtat lart, u zhvillua më 5 qershor 2025, në një ndejë në një restorant në Shtërpcë.

    Ministri serb i Qeverisë në detyrë Kurti të enjten është ballafaquar në oborrin e Kuvendit të Kosovës me fotografinë e tij, nga gazetarja e gazetës online Reporteri.net, Leonora Kolukaj.

    “I fesë”, u përgjigj Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq.

    “Pse është fshi pra prej Facebook-u kjo fotografi?”, e pyet më tej gazetarja.

    “Po konsideroj se keni shumë pyetje më të mira se kjo… Konsideroj se pyetje…”, tha Rashiq duke ndërprerë në gjysmë fjalinë e tij, derisa po hiqte xhaketën dhe po largohej në drejtim të veturës së tij dhe po ndiqej nga gazetarja.

    “Kallxoma veç kuptimin”, insiston gazetarja.

    “Feja. Tre gishta është feja. Kaloni mirë”, përfundon bisedën ministri në detyrë, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, derisa futet në veturën e tij për tu larguar nga oborri i Kuvendit, pas përfundimit të tentativës së 30 për konstituimin e legjislatures së re.

    Simboli i tre gishtave të ngritur – zakonisht gishti tregues, gishti i mesëm dhe gishti i madh – është një gjest i njohur në kulturën serbe dhe ka kuptime të ndryshme në kontekste të ndryshme, si historike, fetare dhe politike.

    Ndonëse në gjenezë ka qenë gjest që lidhet me besimin ortodoks dhe simbolizonte “Trininë e Shenjtë” (Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë), gjatë viteve ’90, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, kuptimi i këtij simboli ndërroi rrënjësisht dhe mori konotacion të rrezikshëm nacionalist, politik e shovinist.

    Simboli i tre gishtave u përdor gjatë fushatave nacionaliste serbe, veçanërisht nga forcat ushtarake dhe paramilitare gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje, duke u shndërruar në simbol të nacionalizmit serb dhe shpesh u perceptua si provokim nga shqiptarët, kroatët, boshnjakët dhe të tjerë që vuajtën nga agresioni serb në rajon.

    Në këtë kontekst, “tre gishtat lart” nuk ishin më simbol i besimit, por shprehje krenarie etnike apo dominimi, madje edhe urrejtjeje ose përçmimi ndaj popujve të tjerë në Ballkan.

    Për më tepër edhe politikanë serbë, si krimineli serb i dënuar nga Haga, Vojislav Sheshel jo rrallë herë e përdornin këtë simbol si formë nxitje të tensioneve dhe propagandës, duke i ngritur lart tre gishtat publikisht në mitingje, fjalime dhe para kamerave, shpesh gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, përfshirë edhe gjatë luftës në Kosovë.

    Ky simbol edhe sot shpesh shihet në stadiume, protesta, ose manifestime nacionaliste serbe.

    Artikuj të ngjashëm

    Murati: Në Qeverinë Kurti janë shtuar gati dyfish më shumë vende pune sesa në të gjitha qeveritë tjera bashkë

    “Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti”, VV publikon statistika për ushtrinë 

    Lirim Mehmetaj ngre pikëpyetje: Pse pushteti nuk guxon të flas për Enver Sekiraqën?

    Të Fundit

    Haradinaj uron popullin amerikan për 250-vjetorin e krijimit të ushtrisë: Trimëria e saj, frymëzim për ushtrinë e Kosovës

    Osmani takohet me kryeparlamentarin japonez: Riafirmuar përkushtimin për thellim të partneritetit

    “Shikoni bebet”, pamje të papara nga strehimorja në Izrael gjatë sulmeve ajrore iraniane

    Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur – Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

    KRU Prishtina me njoftim: Këto janë qytetet të cilat do të mbesin pa ujë – shkak punimet në “Ibër Lepenc”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.