Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministri i Jashtëm i Iranit: Jam i gatshëm të vizitoj kryeqytetet europiane për bisedimet bërthamore

    24/04/2025 20:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se ai është i gatshëm që të vizitojë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë për bisedime për programin bërthamor të shtetit të tij.

    Teherani së voni ka rihapur bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke zhvilluar dy runde bisedimesh, të ndërmjetësuara nga Omani. Rundi i tretë pritet të mbahet të shtunën në Oman.

    Gjermania, Franca dhe Britania, së bashku me SHBA-në, janë shtetet që ishin nënshkruese të marrëveshjes së vitit 2015, që i lehtësoi sanksionet ndërkombëtare ndaj Teheranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Iranit. Por, marrëveshja u prish pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja më 2018.

    “Pas konsultimeve të mia të fundit në Moskë dhe Pekin, jam i gatshëm të ndërmarr hapin e parë me vizita në Paris, Berlin dhe Londër”, shkroi Araghchi në X, duke shtuar se ai është i hapur për bisedime “jo vetëm për çështje bërthamore, por për çdo fushë tjetër me interes dhe shqetësim të përbashkët”.

    Araghchi ishte në Kinë një ditë më parë ku u takua me homologun e tij kinez, Wang Yi, para bisedimeve të së shtunës me SHBA-në.

    Javën e kaluar ai vizitoi Moskën për bisedime të ngjashme. Atje ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

    Araghchi shprehu kënaqësi për nivelin e bashkëpunimit me aleatët, Kinën dhe Rusisë, por tha të enjten se marrëdhëniet me tre fuqitë evropiane, ose E3 (Franca, Gjermania dhe Britania), “aktualisht janë në rënie”.

    Ai shtoi se “tani topi është në fushën e E3-së”, duke theksuar se ata “kanë një mundësi të shkëputen nga ndikimi i grupeve të interesit të veçantë dhe të ndjekin një rrugë tjetër”.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Christophe Lemoine, tha për AFP-në se Parisi do të presë që të shohë nëse njoftimi nga kryediplomati iranian do të pasohet me ndonjë veprim konkret.

    Ai shtoi se Franca ka vullnet që të vazhdojë dialogun me iranianët sa i përket çështjeve bërthamore.

    Gjermania dhe Britania ende nuk janë deklaruar lidhur me mundësinë e vizitës së ministrit të Jashtëm iranian.

    Irani dhe E3 kanë ndërmarrë së fundmi hapa për të rinisur dialogun mbi çështjen bërthamore, duke zhvilluar disa takime që nga fundi i vitit të kaluar.

    Pas tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja, Teherani respektoi marrëveshjen e vitit 2015 për një vit, përpara se të fillonte të tërhiqej gradualisht nga pakti, duke rritur pasurimin e uraniumit deri në 60 për qind – përqindje shumë e lartë krahasuar me kufirin e përcaktuar prej 3.67 për qind në marrëveshje, por ende nën nivelin 90 për qind të nevojshëm për krijimin e një bombe bërthamore./ REL

    Artikuj të ngjashëm

    Agjencia bërthamore e OKB-së i tërheq inspektorët nga Irani pasi ai e pezulloi bashkëpunimin

    Macroni e Putini bisedojnë për Iranin, në telefonatën e parë në tre vjet

    Serbia mes Iranit dhe Izraelit: Me kë është më afër?

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.