Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka lënë fajin te kompania private për blerjen e shtyllave të ndriqimit nga Serbia për autostradën Prishtinë – Gjilan.
“Ministria mbikqyr konkursin, projektimin, punimet, cilësinë e realizimit dhe kohën, mirëpo Ministria as nuk e përcakton, e as nuk merr raportim e informim se prej nga vjen lënda e parë që e përdorin kompanitë private të kontraktuara. Ajo pjesë rregullohet vetëm nga ligjet dhe marrëveshjet në fuqi që tregojnë se cilat importe lejohen e cilat jo”.
“Po ashtu, si ministri ne përcaktojmë specifikacionet teknike dhe dimensionet, por me ligj e kemi të ndaluar që të favorizojmë një produkt apo një prodhues”, tha Aliu, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se ata nuk do të donin që furnizimi për lëndën e parë të bëhej nga Serbia për asnjë produkt.