Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel, diskutohet për konfliktet në Lindjen e Mesme

    23/06/2025 09:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, do të diskutojnë sot në Bruksel mbi zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, në një kohë kur shqetësimi ndërkombëtar po rritet pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore në Iran, në mbështetje të ofensivës që Izraeli ka ndërmarrë prej ditësh kundër objektivave iraniane.

    Sipas raportimeve nga mediat e huaja, një nga temat kryesore të mbledhjes do të jetë se si BE-ja mund të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe rikthimin në tryezën e negociatave.

    Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, u bëri thirrje të dielën të gjitha palëve “të bëjnë një hap pas, të rikthehen në tryezën e negociatave dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm”.

    Në axhendën e ministrave të Jashtëm është edhe diskutimi mbi një raport të shërbimit diplomatik të BE-së, Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, i cili vë në pikëpyetje përputhshmërinë e veprimeve të Izraelit në Rripin e Gazës me parimet e Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael.

    Raporti, i publikuar të premten, përfundon se “ka shenja se Izraeli po shkel detyrimet e tij në lidhje me të drejtat e njeriut, bazuar në nenin 2 të Marrëveshjes së Asociimit”.

    “Masat kufizuese të vazhdueshme që Izraeli vendos për furnizimin me ushqime, barna, pajisje mjekësore dhe ndihma të tjera jetike po ndikojnë në të gjithë popullsinë e Gazës,” thuhet në raport.

    I pyetur mbi këtë çështje, një zyrtar izraelit e cilësoi të premten raportin si “të njëanshëm” dhe tha se “përfaqëson një shembull të standardeve të dyfishta që BE-ja aplikon ndaj Izraelit”.

    Sipas Marrëveshjes së Asociimit BE-Izrael, e cila është në fuqi që nga viti 2000, të dyja palët janë zotuar që marrëdhëniet e tyre të mbështeten mbi “respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike”.

    Raporti përfshin një seksion të posaçëm mbi situatën në Gazë, ku trajtohen tema si pengesat për ndihmën humanitare, sulmet me shumë viktima, goditjet ndaj spitaleve dhe objekteve mjekësore, zhvendosja masive dhe mungesa e llogaridhënies.

    Ai shqyrton gjithashtu edhe gjendjen në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë dhunën ndaj palestinezëve nga kolonët hebrenj.

    Tashmë, qeveritë e vendeve anëtare të BE-së duhet të shqyrtojnë nëse dhe si do t’i përgjigjen këtij raporti. Ministrat e Jashtëm duken të ndarë në qëndrime: disa mbështesin marrjen e masave ndaj Izraelit, por nuk pritet të merret ndonjë vendim konkret në takimin e sotëm.

    Artikuj të ngjashëm

    Gjendet pa shenja jete një burrë në Drenas, nisin hetimet

    Tragjedi në Ferizaj, 4 vjeçari goditet për vdekje nga vetura në oborrin e shtëpisë

    Sa shqiptarë jetojnë në Iran?

    Të Fundit

    Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel, diskutohet për konfliktet në Lindjen e Mesme

    Gjendet pa shenja jete një burrë në Drenas, nisin hetimet

    Tragjedi në Ferizaj, 4 vjeçari goditet për vdekje nga vetura në oborrin e shtëpisë

    Sa shqiptarë jetojnë në Iran?

    Rusia sulmon Kievin, vriten 6 civilë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.