Lajme
Minatori i Trepçës, Riza Baliu: “Edhe sikur të ma falin Zvicrën, nuk e lë Trepçën”
Minatori i Trepçës, Riza Baliu, i cili tash e 14 vite punon në minierën e Stan Tërgut në Mitrovicë, ka shprehur lidhjen e tij të veçantë me këtë vend pune.
“Edhe sikur të ma falin Zvicrën, nuk e lë Trepçën. Këtë e shoh si shtëpinë time, pa Trepçën s’di çka kisha bërë,” u shpreh ai.
Gjatë këtyre viteve, Baliu është angazhuar kryesisht në bartjen e xehes, të njohur si bartja e skipave në nivelin 610.
Përkundër vështirësive të mëdha dhe rreziqeve që sjell puna në minierë, ai thekson se këtë profesion e bën me pasion dhe e vlerëson shumë.