Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka ndarë një mesazh që ka marrë nga një punëtor i Trepçës.
Ai ka treguar se ka katër fëmijë, njërën pej tyre me terapi.
“Unë jam pjesëtar i tri luftërave tona çlirimtare. I kam katër fëmijë. E kam çikën e vogël me terapi. Çdo muaj e çoj në Prishtinë për kontrolla shëndetësore. Hala pagat e qershorit si kemi marrë ne si minatorë. Qysh me ja dalë?” – ka thënë punëtori .
Deliu në postimin e saj në Facebook, ka shtruar të njëjten pyetje:
“Ky është vetëm njëri prej dhjetëra mesazhe që kam marrë ditëve të fundit prej minatorëve të Trepçës. Edhe unë po e bëjë të njëjtën pyetje për pushtetin. Si t’ia dalin ata?”