Në ndërmarrjen e Flotacionit të Kishnicës ka shpërthyer një tjetër krizë, pasi punëtorët kanë vendosur të ndërpresin punën në shenjë proteste për shkak të mosmarrjes së pagave të tyre.
Lajmin për grevën e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës, Blerim Imeri.
“Po, kam informacione se punëtorët sot do ta ndalin punën shkaku se nuk i kanë marrë pagat”, u shpreh ai.
Megjithatë, Imeri nuk ka dhënë informacion nëse ka pasur ndonjë komunikim të drejtpërdrejtë me menaxhmentin e Trepçës për të gjetur një zgjidhje të mundshme.