Disa persona të paidentifikuar kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga M.A.,21 vjeç me pasagjer F.M., 21 vjeç, duke iu marrë makinën dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.
Sipas ABC para policisë të rinjtë nga Kosova kanë deklaruar se ndaj tyre nuk është ushtruar dhunë ndërsa nuk kanë mundur të konstatojnë nëse grabitësit kanë qenë apo jo të armatosur.
“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, persona ende të paidentifikuar, të cilët udhëtonin me mjet tip “BMW ” , i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Audi” me drejtues shtetasin M.A.,21 vjeç dhe pasagjer shtetasin F.M., 21 vjeç, banues në Kosovë, ku pasi kanë ndaluar , ju kanë marrë automjetin dhe janë larguar.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje.
Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike. Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje”, njofton policia.