Lajme

Milosavjleviq shpallet i pafajshëm për masakrën në Burgun e Dubravës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Gavrilo Milosavljeviq, shkruan Demos.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga gjykatësi Vesel Ismaili, i cili tha se nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor 2023, thuhet se Gavrilo Milosavjleviq në cilësi të zyrtarit në Burgun e Dubravës në bashkëkryerje me persona të tjerë kishte aplikuar masa represive të vrasjes, rrahjes, maltretimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzor ndaj të burgosurve civilë shqiptarë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në bashkëkryerje me njësitë policore serbe, Milosavjleviq kishin kryer vrasjen masive të të burgosurve shqiptarë, me ç’rast në ditën e incidentit kishin urdhëruar që në oborrin e burgut të dalin 1 mijë të burgosur të vendi i quajtur “Fusha e Sportit”, me pretekstin se do t’i numëronin të burgosurit dhe do t’i dërgonin në ndonjë vend tjetër më të sigurt për t’i mbrojtur të burgosurit nga bombardimet e NATO-s.

tAi u arrestua më 2 dhjetor 2022, me akuzën e supozuar se ka kryer një krim lufte.

Aktakuza kundër tij është ngritur më 29 nëntor 2023.

Back to top button