Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sot emrat e kryesisë së re për katër vitet e ardhshme.
Glauk Konjufca do të jetë nënkryetari i parë.
Megjithatë, është interesant emri i sekretarit organizativ, Alim Rama.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e VV-së ka një pasuri prej më shumë se 1 milion euro.
Në deklarimin për regjistrimin e popullsisë, Rama ka bërë të ditur se ka 1,278,541 euro në banka të ndryshme, përfshirë edhe në Amerikë.
Veç kësaj, Rama ka edhe pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme e letra me vlerë.
Si pasuri të paluajtshme ai ka 441,000 euro që përfshijnë toka, një shtëpi e dy banesa.
Ndërkaq, të luajtshme ka dy vetura: Një në pronësi të tij dhe një të bashkëshortes, që kap vlerën në total rreth 55,000 eurove.