Milani e nis me fitore sezonin e ri në Serie A

Milani e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A.

“Kuqezinjtë” kanë triumfuar si mysafir të Sampdorias me rezultatin 1:0. Golin që pati vlerën e tri pikëve e shënoi Brahim Diaz në minutën e nëntë. Ai realizoi pas asistimit të Davide Calabrias.

Kjo ishte ndesha e fundit të xhiros së parë të elitës së futbollit italian. Me tri pikë, Milani zë vendin e tetë në tabelë. Derisa Sampdoria është e 16-ta. Në ndeshjen tjetër që është luajtur të hënën, Cagliari dhe Spezia kanë luajtur baras 2:2.

Reklama