Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Milan merr një fitore komode në udhëtim ndaj Empolit

    08/02/2025 20:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Milan ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Empolit në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit italian.

    Të parët që rrezikuan ishin vendasit të cilët në minutën e 33-të përmes Lorenzo Colombos e goditën shtyllën e majtë të Maignan.

    Në minutën e 55-të, ‘Rossonerët’ morën një goditje të rëndë pasi Fikayo Tomori u ndëshkua me karton të kuq duke lënë ekipin me një lojtar më pak në fushë.

    Megjithatë, numri i lojtarëve në fushë u barazua në minutën e 65-të kur Lucia Marianucci i Empolit u përjashtua po ashtu nga loja me karton të kuq

    Po luhej minuta e 68-të kur Milani arriti të kalojë në epërsi përmes Rafael Leaos i cili shënoi me kokë për rezultatin 1-0.

    Për t’i shuar përfundimisht shpresat e Empolit për ndonjë rezultat pozitiv u përkujdes Santiago Gimenez.

    Blerja e re e Milanit shënoi në minutën e 76-të për rezultatin 2-0 në atë që ishte goli i tij i parë me fanellën kuq e zi.

    Me këtë fitore ata tashmë janë pozicionuar në vendin e tetë në tabelë me 38 pikë të grumbulluara, por ende larg objektivave të klubit.

    Artikuj të ngjashëm

    Zyrtare: Igli Tare, drejtori sportiv i ri i Milanit

    Milan dhuron ”show” ndaj Udineses, gjithçka funksionon kur Leao e Hernadez janë në formë

    Tjetër gol nga Milani, kuqezinjtë dyfishojnë rezultatin ndaj Udineses

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.