Ish-deputeti, njëherësh gazetari Milaim Zeka, në një prononcim ka folur në lidhje me marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
Zeka tha se një marrëveshje e tillë e ka brenda Asociacionin e Komunave serbe.
Ai tutje tregoi se cila do të ishte zgjidhja më e mirë për konfliktin shqiptaro-serb.
“Marrëveshja e arritur në Ohër e ka brenda Asociacionin e komunave serbe. Unë kam gjithmonë idhtar që ka ekzistu vetëm një zgjidhje mes konfliktit shqiptaro-serb dhe ajo ka qenë ridezanjimi i kufijve ose shkëmbimi i territoreve që ne t’ia jepnin Serbisë territoret e veta Leshakun, Zubin-Potokun dhe Leposaviqin edhe të merrnim Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin”, thotë ai.
Zeka tha se Albin Kurti është fajtori numër një në krejt këtë situatë të disfavorshme për shqiptarët.
“Në krejt këtë situatë të disfavorshme për shqiptarët, Albin Kurti është fajtori numër një i cili ka refuzu çdo gjë që është arrit në vitet kur ai ishte në opozitë. Por për momentin unë mendoj se s’ka pas kurrfarë alternative tjetër”, tha Zeka për “Gazeta Blic”.
Ditën e nesërme në Kosovë pritet të mbahet protestë kundër marrëveshjes së Ohrit, përkatësisht kundër formimit të Asociacionit.
Protesta është inicuar nga Partia Socialdemokrate dhe pritet të fillojë në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”