sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Video

    Milaim Zeka: Kanë tentuar të më ngacmojnë gruan seksualisht

    12/10/2022 13:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gazetari i njohur, Milaim Zeka ishte në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up”, ku u diskutua në lidhje me ‘lakuriqësinë në ekrane’. Gjithashtu u fol edhe në lidhje me rritjen në karrierë të personave të medias.

    Sipas Zekës, shumë fytyra publike dhe prezantuese të spektakleve të jashtëzakonshme, janë larguar nga puna se janë ngacmuar nga shefat.

    “Ne e dimë që ka fytyra, alamet fytyrash publike, edhe prezantuese të spektakleve të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe Kosovë, që janë larguar nga puna për shkak të ngacmimeve seksuale që kanë ardhur nga drejtorët e televizionit, nga kryeredaktorët e televizioneve.

    Këta faqezi mblidhen në klube të veçanta, pinë pije të shtrenjta, tregojnë kollaret sa dollarë i kanë blerë, sa kanë blerë orët dhe në fund tregojnë se me cilat kolege kanë qenë mbrëmë me në filan hotel dhe me cilat do të shkojnë nesër.

    Krenohen. Nuk kam parë në asnjë vend të botës që njeriu të thotë e kam lodhur filan femër, dhe imagjino sa lodhet një femër prej një gjëje 56 gramë, por këta krenohen. Sepse nuk mund të krenohen me gjëra të tjera”, tha ai.

    Më pas Zeka tregoi edhe rastet kur bashkëshortja e tij ka kërkuar për punë në Kosovë dhe shefat i kanë kërkuar që të takoheshin pas orës 6.

    “Gruaja ime ka dy akademi të kryera dhe kudo që ka kërkuar punë në Kosovë, çdo punëdhënës i ka telefonuar dhe i ka kërkuar ‘a mund të takohemi për intervistë pas orës 6’.

    Duke mbajtur mbiemrin e saj, i ka thënë ‘po në rregull, a ta marr burrin me vete’. Ata e kanë pyetur ‘ua je e martuar, me kë?’. Me Milaim Zekën”, përfundoi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Zeka: Me e këshillu Kurti Escobarin është si me e mësu halla Vasë Ajnshtajnin për matematikë

    Milaim Zeka: rreth 2 mijë serb janë larguar nga veriu

    Milaim Zeka: Vuçiq mbetet një prej liderëve më të rëndësishëm të Ballkanit

    Të Fundit

    Petkoviq për shpronësimet në Leposaviq: Synimi i Kurtit është të shkaktojë tensione dhe kriza

    Escobar viziton Gjakovën, Gjini: Falë SHBA-së, rdhe Kosova po merr formën e  një shteti demokratik

    Dështon transferimi i Ziyech te PSG, Ligue 1 refuzon kërkesën

    Lekaj: Kurti asnjëherë nuk iu ka përmbajtur premtimeve, sot shërbyesit civil janë të zhgënjyer me të

    Shpenzimet e janarit në La Liga me përjashtim të sezonit pandemik, janë në nivelin më të ulët në vitet e fundit

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.