Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministria e Ekonomisë: Telekomi i Kosovës filloi zëvendësimin e BTS-ve me teknologjinë e fundit 5G

    11/07/2024 21:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Ekonomisë (ME), Artane Rizvanolli ka njoftuar se së bashku me kryeshefen ekzekutive të Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, kanë parë nga afër zëvendësimin e një nga BTS-të në qendër të qytetit të Prishtinës, mbi ndërtesën ku është e vendosur Ministria e Ekonomisë.

    Ministrja Rizvanolli ka theksuar se zëvendësimi i teknologjisë është pjesë e modernizimit të rrjetit mobil në të gjithë Kosovën dhe brenda pak ditësh, në Prishtinë do të përfundojë zëvendësimi i të gjitha pajisjeve me pajisje të reja të teknologjisë së fundit 5G, ndërsa deri në fund të vitit do të përfundojë modernizimi i rrjetit në tërë Kosovën.

    “Kryeshefja më rekomandoi të blija një pako më të madhe nga Vala, për shkak të mundësive të reja që ofron teknologjia 5G. Së bashku vizituam pikën e Valës në Sheshin “Zahir Pajaziti”, e cila tash paguan qira shumë më të ulët se para 3 vitesh. Aty u prita ngrohtësisht nga punëtorët në një ambient pune modern e të këndshëm”, ka pohuar ajo.

    Ministrja Rizvanolli ka falënderuar kryeshefen dhe punonjësit për angazhimin e tyre.

    Po ashtu ajo i ka ftuar qytetarët ta ndjekin Telekomin e Kosovës për informacione e udhëzime teknike, për t’u siguruar që kenë qasje në shërbimet e fundit të teknologjisë 5G.

    Artikuj të ngjashëm

    Rritja e tarifave të energjisë, Ministria e Ekonomisë del me deklarim zyrtar

    Rizvanolli prezanton fitimet e Iber-Lepencit

    Rizvanolli takohet sot me përfaqësues të KOSTT-it dhe KEDS-it

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.