Juristi Ehat Miftaraj ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë ku Rusia tash e disa ditë ka nisur pushtimin, shkruan GazetaDemos.
Ky reagim i tij vjen pas disa krahasimeve të luftë së Kosovës me zhvillimet që po ndodhin këto ditë në Ukrainë ku shteti ukrainas po merrët shembull nga e mbarë bota për rezistencën kundër një supër fuqie.
Ai ka kujtuar luftën çlirimtare të Kosovës duke u shprehur se trimëria dhe besimi i ushtarëve të UÇK-së për të çliruar Kosovën në 1998 dhe 1999, ka qenë dhe është 1000 herë më heroike dhe patriotike.
“Lufta në Ukraine mbase ua rikujton disave sakrificën dhe vullnetin e çeliktë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për çlirim, liri dhe dinjitet njerëzor!Trimëria dhe besimi i ushtarëve të UÇK për te çliruar Kosovën në 1998 dhe 1999, ka qenë dhe është 1000 herë më heroike dhe patriotike se sa këtë që po e shohim nga një ushtri e rregulltë në Ukraine, vetëm se atëherë ska pas telefona të mençur dhe analista me porosi“, ka shkruar ai. /GazetaDemos/