Drejtori i IKD-së Ehat Miftaraj ka reaguar pas sulmit ndaj një autobusi me udhëtarë nga Kosova, në Serbi.
Miftaraj e ka cilësuar sulm kriminal, derisa ka kërkuar reagime nga ndërkombëtarët, raporton Gazeta Demos.
“Bashkimi Evropian, ambasadoret e huaj ne Beograd a do reagojne per sulmet kriminale te Serbise ndaj shqiptareve qe udhetojne neper Serbi?“, ka shkruar Miftaraj.
Ai ndër të tjera ka kërkuar nga Qeveria, Presidenca dhe Ministria e Jashtme që të kërkojnë llogari nga ndërkombëtarët për këto sulme.
“Qeveria, Presidenca, MPJ sa na mbajne fjalime neper Facebook, koha eshte mu marr me diplomaci permes rrugeve zyrtare, me kerku sqarime, llogari“, ka shkruar Miftaraj.