Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Miftaraj nga IKD: Gjuha polarizuese dëmton procesin zgjedhor dhe integritetin e partive politike

    01/02/2025 09:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka shprehur shqetësim mbi përdorimin e gjuhës polarizuese nga partitë politike, e cila sipas tij, ka efekt të dëmshëm te qytetarët dhe procesi zgjedhor.

    Miftaraj ka theksuar se partitë duhet të fokusohen në elaborimin e programeve për katër vitet e ardhshme dhe të shmangin sulmet, ofendimet dhe linçimet që vetëm e përkeqësojnë situatën.

    “Fatkeqësisht kemi një gjuhë shumë polarizuese ku nuk po kursehen jo vetëm individët, partitë politike por po ka efekt fatkeqësisht edhe te qytetarët e Kosovës, në vend që partitë politike të fokusohen në elaboratin e plan programet e tyre për katër vitet e ardhshme, fatkeqësisht më shumë po merren me sulme etiketime e linqime, ofendime të cilat nuk kontribuojnë për të pasur një proces zgjedhor të drejtë të lirë dhe në mënyrë që qytetarët të informohen për atë se çka e pret në katër vitet e ardhshme”, ka deklaruar Miftaraj.

    Miftaraj ka përmendur se PZAP-ja po shqipton gjoba për shkelje të rregullave, por disa sjellje të tilla po përsëriten nga partitë.

    “PZAP po mundohet që në kuadër të kompetencave, përgjegjësive që u jep ligji për zgjedhjet të shqiptojë gjoba në çdo rast ku ata besojnë dhe janë të bindur që kanë kryer shkelje nga partitë politike. Në anën tjetër po shohim disa sjellje të cilat po gjobiten dhe po përsëriten nga partitë politike. Kjo dëshmon në radhë të parë integritetin e atyre kandidatëve, por edhe vet partisë politike, sepse do të duhej që të mbanin trajnime, të edukonin qoftë kandidatët apo përfaqësuesit e tjerë që të mos bënin sjellje të tilla, të cilat përveç që ndikojnë në buxhetin e partisë do të ndikojnë edhe në polarizimin e qytetarëve. E pamë në Skenderaj si rezultat i kësaj gjuhe të Lëvizjes Vetëvendosje, kishim qytetarë të cilët në mënyrën më të keqe filluan të protestonin apo të pengonin tubimin e VV-së në Skenderaj”, ka theksuar ai.

    Ai ka apeluar për një gjuhë më të përgjegjshme, duke thënë se çdo subjekt që ndihet i fyer duhet të paraqesë ankesë në PZAP për të marrë vendime të drejta.

    “Do të duhej të ngremë pikëpyetje në lidhje më gjuhën që është duke përdorur në radhë të parë përveç që po akuzon liderët e partive të tjera, po merret me akronime të cilat cenojnë dinjitetin, integritetin e vet e partive të tjera, duke përdor terma të cilët nuk kërkojnë më një demokraci, të cilët aspiron ta ketë Republika e Kosovës. Secili subjekt që vlerëson që përmes gjuhës së tillë mund të jenë subjekt i ofendimit fyerjes, linçimit duhet të inicioj rast në PZAP, dhe në bazë të ligjit shqiptohet vendimi”, tha Miftaraj për Ekonomia Online.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.