Kosovarët mund ta paguajnë më shtrenjtë për 15 % rrymën që do të shpenzojnë nga 1 prilli e andej.
Kaq është përqindja që Zyra e Rregullatorit të Energjisë parasheh ta ngris, bazuar në raportet për të Hyrat e Lejuara Maksimale.
“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për “Front Online”.
Lidhur me këtë ka reaguar Ehat Miftaraj, i cili duke ironizuar ka thënë se nesër ZRRE po e zbret çmimin e rrymës 15%!
Postimi i plotë: