“Dobët, shumë dobët!” ka qenë përshkrimi që Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi ia ka bërë vlerës prej 105 euro të koeficientit të pagave.
Të mërkurën, Qeveria e Kosovës miratoi ndryshimet në Ligjin për Buxhet, që parashohin që vlera e koeficientit në ligjin e pagave të jetë 105 euro.
IKD-ja që udhëhiqet nga Miftaraj, në fillim të janarit i ka kërkuar Avokatit të Popullit që Ligjin e Pagave ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Sipas tyre, Ligji cenon të drejtat e njeriut.
Ligji i Pagave që hyn në fuqi pas pak ditësh rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorët e sektorit publik.