Drejtori i IKD’së Ehat Miftaraj ka komentuar përgjigjen e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, ndaj kërcënimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka thënë se nuk ndihen të shqetësuar dhe as populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Hovenier ka thënë se aleanca më e suksesshme ushtarake është në Kosovë, duke iu referuar NATO-s, dhe sipas tij, ajo është e gatshme të veprojë nëse është nevoja.”
Miftaraj tha se Amerika po u thotë “trimave të Facebookut” mos u frikësoni se SHBA është këtu nëse dikush habitet e mendon keq për ju.
“Me fjale tjera, Amerika po na thote mos u tutni o trima te Facebook-ut se ju kemi ndihmu mu cliru, ju kemi ndihmu mu ba shtet, e ketu jemi nese habitet dikush me mendu keq per juve.”
Miftaraj ka thënë për SHBA’në që është “demokracia më e madhe në botë, e shan, e ofendon, nuk i ofron bashkëpunim, por prapë se prapë të fal dhe të ndihmon”.
Ai ka shtuar se politikanët dhe partitë pa vizion vijnë e shkojnë, ndërsa miqësia dhe koordinimi me SHBA’të duhet të jetë i përjetshëm.
“Politikanet dhe partite populiste dhe pa vizion vine e shkojne, jane me afat skadence, miqesia dhe koordinimi me SHBA duhet te jete e përjetshme.”
Ambasadori Hovenier, pas takimit me zëvendëskryeministrin Bislimi, u deklarua për media. Ai komentoi deklaratën e presidentit serb Vuçiq që kërcënoi Kosovën ditë më parë.
“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë atë që është e nevojshme”.