Miftaraj: 8 të vdekur, mbi 2200 raste pozitive dhe Arbeni e vazhdon jetën i qetë e i lumtur

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se Armend Zemaj është me fat që nuk mban postin e ministrit të Shëndetësisë këto ditë kur rastet me COVID-19 po kanë thyer rekorde

Miftaraj përmes një postimi në Facebook tha se nëse Zemaj do ishte ministër i Shëndetësisë, atëherë Facebooku do kishte ekspoludar me tituj e lincime nga militantët.

Ai shtoi se Vitia, ministri aktual i Shëndetësisë, ka hyrë ministër me këtë emër dhe do e përfundojë mandatin e ministrit me këtë emër.

“Armend Zemaj eshte me fat qe nuk eshte Minister i Shendetesise keto dite! Facebook do kishte eksplodu me tituj: Pamend Zemaj, e lloj lloj ofendimesh, linqimesh, etiketimesh nga militantet. Se paku Arbeni, me kete emer ka hyre minister dhe me kete emer don me perfundu mandatin si minister”, ka shkruar Miftaraj.

Ai thotë se përkundër faktit se sot janë konfirmuar mbi 2 mijë e 200 raste pozitive me COVID-19, dhe kanë vdekur tetë persona, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, po e vazhdon jetën i qetë.

“Tete te vdekur, mbi 2200 pozitiv, dhe Arbeni e vazhdon jeten i qete dhe i lumtur ne kerkim te fitoreve te reja ne Prishtine.”, ka shkruar Miftaraj.

Reklama