Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mickoski merr mandatin për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut

    06/06/2024 19:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, edhe zyrtarisht sot e ka pranuar mandatin nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut.

    Ajo tha se Mickoski ka mundësi serioze për formimin e ekzekutivit të ri atje.

    “Gjatë konstituimit të Kuvendit, të rikujtoj se kryetari i Kuvendit u zgjodh me 76 vota “për”. Ky rezultat dhe bisedimet që vijojnë, më japin të drejtë, që të vlerësoj se lideri i VMRO-DPMNE-së, zotëri Hristijan Mickoski, ka mundësi serioze të formojë qeveri, gjegjësisht të marrë 61 vota”, tha ajo, shkruan Alsat-M.

    E në anën tjetër Mickoski, pasi e mori mandatin, duke paralajmëruar reforma rrënjësore në çdo sferë, deklaroi se së shpejti pritet që të formohet qeveria, konkretisht para afatit të parashikuar ligjor.

    “Dua të paralajmëroj se prej sot, së shpejti do të formohet qeveria e re reformuese. Qeveria e cila do të ketë qëllimin dhe detyrën kryesore që të merret me reformat. T’i lëvizë proceset përpara. Të mos fundosemi si shtet dhe shoqëri në moçalin politik, grindjeve politike, por ta zhvillojmë shtetin tonë. Qytetarët e vendit të ndjehen mirë, të mos ketë qytetarë, të rendit të parë dhe të dytë, por të gjithë ne të jemi të barabartë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Ai tha se qeveria mund të votohet që nesër, por sfidë do të jetë të sigurohet shumicë prej dy të tretave në Kuvend, e cila, do të jetë e nevojshme për ristrukturimin e qeverisë dhe një sërë ligjesh të tjera reformuese.

    “Realizimi dhe votimi në kuadër të Kuvendit mund të jetë që nesër, pasi siç është e strukturuar qeveria VMRO-DPMNE-ja ka 61 deputetë. Formalisht, ne mundemi të zgjedhim qeverinë e re, që nesër. Duke i pasur parasysh bisedimet të cilat kanë mbaruar, koalicioni i cili është bërë. Atëherë mund të them se sfida jonë është që do të ketë shumicë prej dy të tretave në Kuvend”, u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së.

    Hristijan Mickoski, brenda 20 ditëve duhet në Kuvend ta dorëzojë programin dhe përbërjen qeveritare.

    Gjatë kësaj periudhe, duhet të mbahet seanca kuvendore ku së paku 61 deputetë duhet të votojnë për formimin e qeverisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Të Fundit

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Fillojnë kërcënimet ndaj policëve në Lipjan: Profili falso publikon foton e njërit prej tyre dhe të gruas së tij me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

    Ngjarja që tronditi vendin, sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.