Izet Mexhiti nga VLEN ka kërkuar nga komisionerët e vëzhguesit të jenë të vëmendshëm deri në numërimin e votës së fundit.
Ai ka thënë se ky rezultat është historik.
Komisionerë dhe vëzhgues, të gjithë ne i kemi sytë e veshët tek ju. Qëndroni maksimalisht të vëmendshëm deri në kutinë e fundit, deri në votën e fundit, sepse ky është rezultat historik!”
Mexhiti ka falënderuar diasporën.
“P.s. falenderim i posaçëm për diasporën e mrekullueshme të cilët erdhën dhe e përkrahën NDRYSHIMIN!”