Ish-Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është takuar në Slloveni me ish-Presidentin e këtij shteti Borut Pahor. Ky i fundit pritet që të ndërmjetësoj dialogun Kosovë Serbi që nga shtatori.
Meta ka dhënë detaje nga ky takim në një intervistë për Radio Dukagjinin duke theksuar se përkushtimi i Pahor-it për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i sinqertë.
Ai gjithashtu ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë, e raportin e Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, me Albin Kurtin, Kryeministër I Kosovës.