Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    Meta shqyrton hapat për të frenuar dezinformimin e qeverisë ruse

    07/04/2022 17:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Meta ka hequr fushatat e hakerëve, rrjetet e ndikimit dhe operacionet e mashtrimit në mes të luftës në Ukrainë.

    Kështu bëhet e ditur në raportin e publikuar sot nga kompania, ku ndër të tjerash thuhet se po shqyrtohen edhe hapa shtesë për të adresuar dezinformatat nga faqet e qeverisë ruse, shkruan Reuters.

    “Ne po rishikojmë vazhdimisht politikat tona bazuar në situatën në zhvillim në terren dhe tani po shqyrtojmë në mënyrë aktive hapa shtesë për të adresuar dezinformatat dhe mashtrimet që vijnë nga faqet e qeverisë ruse” tha presidenti i Metas për çështjet globale, Nick Clegg.

    Rusia ka luftuar me kompanitë e mëdha të teknologjisë për të kontrolluar rrjedhat e informacionit në internet pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”. 

    Ajo ka ndaluar Facebookun, Instagramin dhe ka penguar Twitterin, duke ngadalësuar shërbimin e tij.

    Në raportin tremujor, Meta tha se aktorë të lidhur me qeverinë nga Rusia dhe Bjellorusia ishin përfshirë në spiunazh kibernetik dhe operacione të fshehta të ndikimit në internet, duke përfshirë një operacion ndikimi të lidhur me KGB-në bjelloruse.

    Artikuj të ngjashëm

    Zelensky nënshkruan marrëveshjen për themelimin e Fondit të Investimeve SHBA–Ukrainë

    Ukraina me vija të kuqe për negociatat e paqes – këto janë gjëra me të cilat nuk do të bjerë dakord

    Lufta Ukrainë-Rusi, Zelensky: Jemi gati për bisedime më SHBA-në për sanksione të reja ndaj Moskës

    Të Fundit

    Publikohen pamje nga protesta kundër kryetares së Speciales: Veteranët hedhin tym të zi e brohorasin “UÇK”

    Trendafilova në Kosovë, veteranët protestojnë kundër kryetares së Speciales

    Lista Srpska letër ndërkombëtarëve për mbylljen e “Ibar”: S’i besojmë ujësjellësit të Mitrovicës së Jugut

    Dëmtohet me ngjyrë e mjet të mbrehtë tabela ku uron mirëseardhje në Zveçn – VIDEO

    VV-ja i thotë “po” takimit me presidenten Osmani

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.