Ish-ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, së bashku me shokun e skuadrës Ozan Tufan janë suspenduar nga Fenerbahce me vendim të klubit turk.
Fenerbahce ka konfirmuar se Mesut Ozil është suspenduar me efekt të menjëhershëm, me gjigantët turq që kanë sanksionuar ish-yllin e Arsenalit së bashku me ndërkombëtarin turk Ozan Tufa.
Një deklaratë e lëshuar nga llogaria zyrtare e klubit në mediat sociale thotë: “Lojtarët tanë të ekipit të futbollit A, Mesut Özil dhe Ozan Tufan janë përjashtuar nga skuadra sipas vendimit të marrë”, shkruhet në komunikatë.
Ozil iu bashkua Fenerbahches janarin e kaluar pasi Mikel Arteta mori vendimin për të sanksionuar largimin e tij, duke e ndërprerë kontratën e tij gjashtë muaj përpara se ajo të skadonte zyrtarisht.
Klubi gjithashtu kohët e fundit është detyruar të mohojë se Ozil kishte hyrë në grevë për shkak të një mosmarrëveshjeje për pagat e papaguara. Transmetuesi turk Volkan Demir kishte sugjeruar se mungesat e tij të fundit, të cilat ishin për shkak të dëmtimit të shpinës, ishin në fakt për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi pagën e tij.
Fener aktualisht ka më shumë se 300 milionë funte borxh, por e kundërshtoi kërkesën me një deklaratë të formuluar fort. “Lajmet se Mesut Ozil nuk luajti për shkak se borxhet e tij nga klubi nuk u paguan nuk kanë asnjë lidhje me faktet”, thuhej në deklaratë.
“Siç e kemi përjetuar shpesh, ky lloj lajmi i rremë që krijohet krejtësisht rastësisht pa u konfirmuar nga asnjë zyrtar i klubit tonë është përtej kufirit tonë të tolerancës.
Ozil u supsendua për një periudhë të pacaktuar.
Bilgilendirme
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) March 24, 2022
Futbol A Takımı oyuncularımız Mesut Özil ve Ozan Tufan, alınan karar gereği kadro dışı bırakılmışlardır.
Kamuoyuna duyurulur.
Fenerbahçe Spor Kulübü pic.twitter.com/dXbO1o9Scn