Mësuesja afgane: Jemi të bllokuar në shtëpi

Një mësuese në Kabul të Afganistanit ka treguar se si ka ndryshuar jeta e saj prej kur talibanët janë në drejtim të vendit.

Ajo në një intervistë për BBC Radio 4 ka thënë se janë të bllokuar në shtëpi dhe se nuk mund të dalin jashtë.

“Ne jemi të bllokuar në shtëpi. Ne jemi si të burgosur. Ne nuk mund të dalim jashtë. Ne nuk mund të shkojmë në banka, spitale, universitete, shkolla, gjithçka është mbyllur”.

“Unë kisha një punë, do të shkoja në universitet, por u mbyll gjithçka, kështu që tani jam në shtëpi dhe është shumë e vështirë të vuaj këtë gjë”, ka thënë mësuesja.

Ajo tha se është e shqetësuar për të ardhmen e saj, shkruan BBC.

Reklama