Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Mësuesi nga Malisheva largohet nga Kosova, shkon në Gjermani për “një jetë më të mirë”

    29/09/2022 22:16
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mësuesi nga Malisheva, Blerim Morina ka hequr dorë nga profesioni i tij pas 14 vitesh përvojë pune, për të migruar në Gjermani, shkruan GazetaDemos.

    Kolegu i tij, Adil Paçarizi përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se Morina është detyruar të shkoj në Gjermani në kërkim të një jete më të mirë.

    “Humbja e Blerimit dhe “Blerimave” të tjerë në vashdimësi duhet të jet alarm i politikbërësve dhe akterëve të tjerë të ndërlidhur që të reagojnë para se të jet tepër vonë”, ka shkruar Paçarizi.

    Shkrimi i tij i plotë:

    Edhe një mësues i respektuar detyrohet të hjek dorë nga mësimdhënia duke kërkuar “një jetë më të mirë” në Gjermani
    Sot, për Malishevën e arsimin në përgjithësi, e për Qendren e Kompetencës në veçanti, është një lajm aspak i mirë, që mësimdhënësi Blerim Morina, me përvojë mbi 14 vjeçare në arsim dhe prej mësimdhënësve të parë në Qendren e Kompetencës, në mungesë të perspektivës këtu detyrohet të ndërpres punën dhe misonin e tij fisnik të mësimdhënies.
    Blerimin e kisha koleg të afërt në shkollë por më mbeti mik e shok edhe pas shkollës.
    Ata që e njohin Blerimin, janë dëshmitarë të një përsonaliteti të mirëformuar, profesional, parimor, bashkëpunues, shumë kreativ dhe punëtor i jashtëzakonshëm.
    Largimi i tij do të jet hendikep për shkollën dhe arsimin në Malishevë, e sidomos një humbje e një modeli ideal që duhet të merrnin shembull nxënësit e rinjë.
    Humbja e Blerimit dhe “Blerimave” të tjerë në vashdimësi duhet të jet alarm i politikbërësve dhe akterëve të tjerë të ndërlidhur që të reagojnë para se të jet tepër vonë.
    Për ty Blerim shoku, qoftë ky udhëtim i hajrit për Ju dhe familjen tuaj!
    Të urojë gjithë të mirat kudo që të jeshë, por sinqerisht jam në dilem a të uroj për vizën që more apo të ngushëlloj të tjerët për humbjen e një profesionisti sikur Ju!
    Sidoqoftë, u pafshim dhe u ndëgjofshim për të mira dhe gëzime!
    Me shumë respekt për Ju, shoku juaj, Adili

    Artikuj të ngjashëm

    U sulmua seksualisht brenda hapsirave të shkollës, i dyshuar mësuesi i saj 60-vjeçar

    Sogojeva: Çdo ditë deri në katër biznese thonë se kanë mungesë të punëtorëve, por nuk ka ikje masive

    Diaspora e Stubllës së Vitisë në luftë me migrimin, investojnë miliona euro në vendlindje

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.