Në orë të mësimit raportohet se është rrahur dhe përgjakur nxënësi 14 vjeç M.A. nga arsimtari i tij J.H.
Sipas familjarëve rasti ka ndodhur në klasë gjatë orës mësimore të biologjisë.
Rasti është raportuar edhe në polici, ku nga SPB-Kumanovë na kumtojnë se kanë dal më vendngjarje dhe kanë dokumentuar rastin.
Nga sekretariati i ShF “Naim Frashëri” thonë se rasti është paraqitur në komisionin disiplinor të shkollës dhe të hënën do të caktohet masa disiplinore ndaj arsimtarit që dyshohet që ka sulmuar fizikisht nxënësin në fjalë.
Për këtë ka folur vetë viktima, i cili tha se gjithçka ndodhi aty për aty dhe se me mësuesin në fjalë nuk ka pasur probleme më parë.
“Nuk kam pasur problem më herët. Gjithçka ndodhi për një moment. Shumë më ka goditur, e kam humbur vetëdijen dhe më asgjë nuk kam ditur. Në mjek më ka çuar xhaxhai, pas një ore. Një orë më kanë mbajtur në shkollë”, tha ai.