Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Messi zgjedh futbollistin më të mirë mes Gerrard, Lampard dhe Scholes

    05/04/2025 12:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lionel Messi tashmë ka zbuluar se kush sipas tij është lojtari më i madh anglez i të gjitha kohërave.

    Messi, 37-vjeç, ka luajtur kundër një numri të madh futbollistësh të klasit botëror gjatë karrierës së tij të mbushur me trofe, gjë që e bën atë një ‘vlerësues’ të mirë të talentit.

    Sulmuesi i Inter Miamit ka ndarë fushën me emra si Ëayne Rooney, Steven Gerrard dhe David Beckham, por kë konsideron ai si lojtarin më të madh anglez të të gjitha kohërave?

    Epo, në vitin 2015, ai e përshkroi Rooneyn, atëherë 39-vjeç, si një “talent që lind një herë në një brez”, pasi ish-sulmuesi i Manchester United theu rekordin e golave për kombëtaren e Anglisë, të mbajtur më parë nga Bobby Charlton – rekord që më vonë u kalua nga Harry Kane.

    “Wayne Rooney është për mua një lojtar që lind një herë në një brez,” tha Messi për gazetën “Mirror”. “Një nga ata lojtarët e veçantë, që nuk krahasohen me askënd tjetër.

    Ka shumë lojtarë të veçantë, por Rooney ka cilësi të jashtëzakonshme dhe aftësi teknike, si dhe është një nga lojtarët më të fortë me të cilët kam luajtur, me një përkushtim dhe punë të jashtëzakonshme – nuk ka njeri si ai”.

    “Gjithmonë kam thënë të njëjtën gjë për veten dhe Argjentinën – thyerja e rekordeve të ndeshjeve apo golave nuk ka vlerë nëse nuk vijnë me trofe,” shtoi Messi. “Siç e kam thënë, Ëayne është një fitues. Gjithmonë ekipi do të vijë i pari dhe rekordet personale të dytat.”

    Dhe pavarësisht fjalëve shumë pozitive për Rooney, ishte një tjetër lojtar që Messi e cilësoi si më të mirin që ka ardhur nga Anglia.


    Duke folur në vitin 2016, legjenda e Barcelonës tha: “Personalisht, mendoj se [Steven] Gerrard është lojtari më i madh anglez i të gjitha kohërave. I uroj një pensionim të lumtur,” pasi ish-kapiteni i Liverpoolit njoftoi tërheqjen nga futbolli pas një periudhe në MLS me LA Galaxy.

    Gerrard, 44-vjeç, gjithashtu ka shprehur vlerësim për argjentinasin në të kaluarën.

    Ai e zgjidhi debatin për GOAT-in mes Messit dhe Cristiano Ronaldos gjatë një episodi të “The Overlap” me Gary Neville në vitin 2023.

    “Ata janë dy lojtarët në epokën time që ishin thjesht… shifrat – kur je vetë futbollist dhe e ke përjetuar – nuk jam i sigurt se kush do të arrijë ndonjëherë ta bëjë përsëri këtë,” tha Gerrard.

    “Mendoj se të dy janë në një planet tjetër krahasuar me çdo futbollist tjetër që ka jetuar ndonjëherë, ndoshta përjashto Pelen dhe Maradonën,” shtoi ai.

    “Por Messi, për mua, është më shumë lojtar ekipor. Nëse është përballë portës, ai do të kërkojë edhe një pasim, përveçse poston statistika individuale jashtëzakonisht të mira”.

    Artikuj të ngjashëm

    Pezullohet gjyqtari që ia kërkoi autografin Messit

    Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

    Messi flet pas ceremonisë së Topit të Artë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.