Lionel Messi me shokë kanë mbërri në Londër pas përgatitjeve që i bënë në ditët e fundit në Bilbao.
Kombëtarja argjentinase, e udhëhequr nga ylli i Paris Saint-Germainit, nesër do të përballet me Italinë në stadiumin Wembley në ndeshjen ku do të përballen kampioni evropian dhe ai jug-amerikan.
“Selección e zhvillon do ndeshje si të jetë finale”, ka thënë Messi para kësaj loje.
Ylli argjentinas synon ta fitojë edhe Kampionatin Botëror këtë vit për ta kompletuar vitrinën e trofeve dhe karrierën e jashtëzakonshme.
Italia nga ana e saj do të luajtëm e 9 nga 11 lojtarët që u paraqitën në finale ndaj Anglisë në Kampionat Evropian vitin e kaluar.