Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mësohet vendi ku do të jetë stadiumi i ri FC Ballkani

    26/08/2022 22:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Lajmet e mira për futbolldashësit nga Suhareka nuk kanë të ndalur.

    Vetëm një ditë pasi siguruan pjesëmarrjen në grupe të Conference League, Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj kumtoi lajmin se kanë vendosur për ndërtimin e stadiumit të ri.

    I pari i Komunës së Suharekës për AlbanianNews bëri të ditur edhe vendin e saktë se ku do të marrë jetë tempulli i kampionëve kosovar.

    “Kemi vendosur një hapësirë prej 7 hektarësh, në përfundim të zonës industriale”, tha Muharremaj. Stadiumi i ri nga qyteti nuk do të jetë më larg se 3 km, derisa Muharremaj më pas shtoi se për ndërtimin e tij nuk do të lë gur pa lëvizur.

    “Do të kërkojmë nga të gjithë akterët institucional përkrahje, takimet do ti nisim nga java e ardhshme, qoftë nevoja edhe ligje nëse ka nevoj me u ndryshu apo plotësu nga deputetët e Republikës”, shtoi Muharremaj.

    Më pas ai tha se do të jenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me FFK, derisa nga bizneset si çdo herë pret përkrahje.

    Muharremaj është ndër kryetarët e rrallë në Kosovë, i cili i kushton rëndësi të veçantë sportit. Padyshim se përkrahja që ai i jep sportistëve por edhe bizneseve të cilat i ndihmojnë sportit e bëjnë atë ndër më të merituarit për sukseset e klubeve nga Theranda.

    Artikuj të ngjashëm

    Qeveria ia bllokon Suharekës llogarinë, Bali Muharremi e quan të qëllimshme: S’mund të kryejmë pagesa për projektet

    Largohet përfundimisht nga Ballkani, Ilir Daja

    Ballkani në “flakë” – Zvicra, Gjermania e pjesë të tjera të Evropës mbërthehen nga stuhitë e forta

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.