Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Mësohet gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në Prishtinë

    25/03/2025 23:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shirita të sigurisë janë vendosur nga njësitet e policisë, të cilat dolën në vendngjarje sonte me të marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rrustem Hyseni”.

    Raportohet që, si pasojë e një mosmarrëveshjeje, dy persona janë plagosur me armë zjarri.

    Lidhur me gjendjen shëndetësore të njërit prej viktimave, nga QKUK-ja thonë se ai ka pësuar plagë të rënda.

    “I plagosuri është ne gjendje të rëndë shëndetësore, plagët i ka në pjesën e gjoksit, aktualisht gjendet ne reanimacion. Për momentin është sjell vetëm një person”, ka deklaruar Agron Çitaku, përgjegjës i kujdestarisë së sontme në Emergjencën e Qendres Klinike Universitare.

    Ndërkaq, viktima tjetër raportohet të ketë pësuar plagë të lehta në këmbë.

    Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se dy persona janë të lënduar.

    ”Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

    Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha ajo 

    Artikuj të ngjashëm

    Punëtorët e sigurimit protestojnë sërish në QKUK – Azemi: Kërkojmë kontrata, dikush po luan me fatin e tyre

    E reja që ra nga lartësia në Fushë Kosovë në gjendje të rëndë – iu nënshtrua një operimi

     Bien nga kati i katërt gjatë pastrimit të dritareve – E reja në gjendje të rëndë

    Të Fundit

    Deklarohen nga Policia, dalin detaje rreth vdekjes së 27-vjeçarit pak kohë pasi u arrestua

    Ekskluzive: Pamje të rënda: Momenti kur arrestohet i riu në Lipjan, i cili pak kohë më pas vdiq

    Dështon edhe për të 43-tën herë konstisuimi i Kuvendit

    Fillon përpjekja e 43-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës

    Deputetja Balje: Një anë duhet të lëshojë pe, kemi disa ditë për ta parë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.