Magazina

Meshkujt VIP shqiptarë: Kush ka bërë më shumë ndërhyrje estetike? 

Burrat e famshëm shqiptarë duket se kanë hyrë fuqishëm në garën për pamjen perfekte.

E një gjë e tillë po ndodh pikërisht në kohën kur filtrat, dritat e studios dhe kamerat e teknologjisë së fundit zhdukin çdo rrudhë e kjo, siç duket, nuk mjafton për ta.

Nga reperët që dikur mburreshin me “look”-un e rrugës, e deri te këngëtarët që sot shfaqen me fytyra të rafinuara nëpër klipe, trendi i ndërhyrjeve estetike po merr një dimension të ri atë mashkullor.

Ajo që dikur konsiderohej tabu, sot është pjesë e rutinës së shumë personazheve publikë apo VIP-ash: hundë më e drejtë, veshë më të vegjël, mjekër më të theksuar, e madje edhe buzë pak më të fryra.

Në showbizin shqiptar, ku çdo foto komentohet dhe çdo video analizohet deri në detaj, duket se meshkujt nuk po i shpëtojnë më etheve të perfeksionit.

Dhe ndërsa disa i pranojnë hapur, të tjerë heshtin por fytyra, siç thonë, flet vetë.

Se kush janë emrat që kanë bërë ndërhyrje, mësoni në kronikën më poshtë:

Back to top button