Shkruan: Bedri Halimi
Rexhep Qosja: Pushteti i korruptuar (protagonistët dheviktimat), botimet Toena, Tiranë, 2016
Akdemik Rexhep Qosja është i njohur pos tjerash edhe nëfushën e kritikës së dukurive devijante në shoqëri. Madje i pa kompromis, duke i emëruar gjërat ashtu siç janë, e shpeshherëduke përmendur edhe emrat e protagonistëve të këtyredukurive.
Në librin me titull “Pushteti i korruptuar” brenda njëzetshkrimeve, Rexhep Qosja shkruan për dukuritë e ndryshmedevijante, në fusha të ndryshme të shoqërisë, të cilat mund tëlexohen qoftë si të veçanta, e veçmas si tërësi.
Në këtë libër gjenden shkrimet si: Shpresat dhe zhgënjimet; Partitë dhe prijësit e tyre të gjithmonëshëm; Edhe viktimat e rreme duan të pushtetojnë; Zgjedhjet me shpërdorimet e pazgjedhura; Demokracia totalitare; Elitë intelektuale dhepolitike apo elitë koloniale; Sa shpejtë e sa lehtë e ndërrojnëlëkurën; Privatizimet dhe uzurpimet; Korrupsioni igjithkundshëm; Nepotizmi – e keqja e heshtur; Arsimi – sasiapa cilësi; Kultura e shpërfillur dhe shpërfillësit e saj; Shëndetësia pa shëndet; Politika e provincializimit; Politika e jashtme e puthadorëve të brendshëm; Kiçi mjet pushtetor i kiçnjerëzve politik; Fjalimi i arrivistit; Çorodia gjuhësore e pushtetarëve; Dhuna ndaj medieve dhe mediet e dhunshme, dhe, Ne jemi fajtorë pse i durojmë.
Rexhep Qosja, në secilin nga këto shkrime, në mënyrëanalitike paraqet të metat e shumta në temat që trajton, kusecili shkrim është temë në vete, ku secilës temë autori i bënradiografinë sociologjike dhe jo vetëm.
Këto të meta në secilën fushë që e trajton, kanë ekzistuar edhepara se të shkruaj autori për këto tema, dhe mjerisht ekzistojnëedhe sot e kësaj dite, që padyshim janë shqetësuese përproceset dhe pengesa për sukseset. Kështu me ndonjëpërjashtim të rrallë të ndonjë personazhi apo emri të ndonjëinstitucioni apo subjekti politik, gjërat, ku më shumë e ku mëpak, janë të pranishme edhe sot, si në Kosovë, po ashtu edhenë Shqipëri.
Ndonëse temat në dukje të parë të lënë përshtypje sikur janë tënjohura për disa lexues, analiza shterruese që i bën autorisecilës temë, e bën të domosdoshëm leximin nga të gjithashtresat e lexuesve. Disa nga formulimet e akademik RexhepQosjes për këto tema, janë të karakretit aksiomatik, të cilat sifenomene, për kah thellësia e mendimit janë të pranueshmeedhe në shoqëritë tjera ku janë të pranishme në çfarëdo formekëto të meta.
Libri ndonëse i botuar në vitin 2016, me përmbajtjen e tëgjitha temave që parashtron, nuk e ka humbur vlerën e aktualitetit as në kohën e sotme, e mjerisht si duket as në tëardhmen e afërme.
Prandaj ia vlenë të lexohet, si për shkak të temës që trajton, për shkak të faktografisë që ofron dhe mënyrës së shtjellimittë fakteve që ofron.
Autori sigurisht që nuk i gëzohet asnjërës nga të metat që janëtë pranishme në shoqërinë shqiptare, prandaj edhe me mëllef,shpeshherë përdor tone fshikulluese e kamxhikosëse, me qëllim që kjo shoqëri të zgjohet nga letargjia dhe të shërohetnga këto sëmundje të shoqërisë shqiptare.
Fundja autori nuk e shkruan librin për të bërë kritik ndaj tëmetave për hirë të kritikës, por përmes kritikave ai jepmesazhe, që këto dukuri devijante, të çrrënjosen njëherë e përgjithëmonë nga mendësia e individit, apo mendësia e institucionit cilido qoftë ai.