Egli Tako, ish-finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, ishte e ftuar këtë javë në emisionin “Goca & Gra”, ku ndau më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale.
Në bisedë me moderatoret, ajo foli për vendndodhjen aktuale, projektet muzikore dhe bashkëpunimin e saj me menaxherë nga Kosova.
“Po jeton në Prishtinë, zemër?”, e pyeti Egla Ceno. “Po jetoj mes Tiranës dhe Prishtinës”, u përgjigj Egli, duke shtuar më tej: “Në fakt, më së shumti me Prishtinën po më lidh puna. Muzika është dashuria ime e parë”.
Ndërsa biseda vijonte, Rudina Dembacaj e pyeti nëse ka një menaxher kosovar, për çka Egli tha: “Po, Fifi është kryesorja”.
Në fund të intervistës, Egla i kërkoi që ta përshkruante jetën e saj me tre fjalë, dhe Egli zgjodhi: “E bukur. Hapat e parë të ëndrrës”.