LajmeNdërkombëtare

Merzi, Macroni e Starmeri bisedojnë me Trumpin në telefon rreth Ukrainës

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, kanë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Lajmin për këtë diskutim e konfirmoi përmes një deklarate qeveria gjermane, raporton gazeta “The Guardian”.

Udhëheqësit diskutuan për “gjendjen e bisedimeve” rreth përfundimit të luftës në Ukrainë, duke u pajtuar se “puna intensive për planin e paqes do të vazhdojë ditëve në vijim”, thuhet aty.

Krerët e shteteve gjithashtu u pajtuan se ky është një “moment jetik” për Ukrainën dhe për “sigurinë e përbashkët në zonën euroatlantike”.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button