Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova” mëngjesin e sotëm, shkruan GazetaDemos.
Në pamjet e siguruara nga Demos, shihet kamioni duke u djegur, ndërsa raporohet se brenda kishte vegla të punës.
Akoma nuk dihet nëse ka apo jo të lënduar nga ky rast.
Ndërkaq, policia dhe zjarrëfikësit nuk shihen në vendin e ngjarjes.
GazetaDemso ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve më të detajuara rreth rastit.
Pamje: